Lajme

“Menduan se krejt korruptohen”/ Pozhari: Albin Kurti po ua dëshmon përditë se…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:32 / 21 November 2022

Analsiti Xhevdet Pozhari ka thënë se veriu i Kosovës është bërë strehë për kriminelë dhe kontrabandues.

Sipas tij, ishte pushteti i mëparshëm, duke e parë disponimin e ndërkombëtarëve që mos të ndërmerret asnjë veprim ligjor në atë pjesë të territorit.

“Menduan se krejt korruptohen! Albin Kurti po ua dëshmon përditë se e kanë pasur gabim edhe atëherë, edhe tani kur iu gënjen mendja se do të bie nën presionin e kriminelëve”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:


Në emër të stabilitetit, veriu i vendit në vend që të integrohet, u bë parajsë për kriminelë dhe kontrabandues. Pushtetarët e mëparshëm, duke e parë disponimin e ndërkombëtarëve që mos të ndërmerret asnjë veprim ligjor në atë pjesë të territorit, nisën të bashkëpunojnë me strukturat atje sipas maksimës “krimi dhe korrupsionit nuk njeh etni”!

Atyre nuk u ka shkuar ndonjëherë në mend se një ditë një njeri do t’i thotë “mjaft më” xhunglës në veri e cila u mirëmbajt edhe me aminin e ndërkombëtarëve.

Menduan se krejt korruptohen! Albin Kurti po ua dëshmon përditë se e kanë pasur gabim edhe atëherë, edhe tani kur iu gënjen mendja se do të bie nën presionin e kriminelëve.