Shumë bashkatdhetarë patën mundësinë që të vizitojnë nga afër hapësirat brenda Parlamentit nga ku sot u pritën nga Kryekuvendari Glauk Konjufca dhe disa deputetë të Kuvendit.
Mërgimtarët u shprehen të revoltuar me ngjarjet e fundit në Kuvend ku pati përplasje mes deputetëve, njëri nga ta sulmin e opozitës ndaj kryeministrit Kurti dhe kabinetit qeveritar e quajti turp të botës dhe një gjest të tillë do ta pranonte vetëm nëse do t’i kishin sulmuar deputetët serbë.
Personi në fjalë, përgjegjës e quajti deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun, pasi i njëjti sulmoi një kryeministër që e mbron ligjshmërinë, Trepçën dhe Ujmanin e që sipas tij opozita kishin me ia dhënë shumë lehtë Serbisë.
“E kemi një kryeministër që s’e ka Evropa e Bota, njeri inteligjent, largpamës, politikan e atdhetarë, ai e mbron Ligjshmërinë dhe Kushtetueshmërinë e Kosovës,Trepçen e Ujmanin, ndërsa këta të tjerët kishin me ia dhanë shumë lehtë Serbisë”, thotë ai.
Lidhur me këtë foli edhe një qytetar i cili u shpreh se ajo çfarë ndodhi ditë më parë në Kuvend është një mjerim dhe se po i japin botës një pasqyrë të keqe. I njëjti i porositi partitë opozitare që të punojnë për vendin dhe atdheun, por derisa i përdorin ato reagime, edhe për 50 vjetë nuk do mundin ta marrin pushtetin, shkruan KosovaNews.
“Nuk mbahet vendi me stupca e me shishe, në qoftë se e don shkamin, puno për vend tëndin, për atdhe., bindëm edhe mu se po vi me ju, por derisa i përdor ato sende, kurrë unë me ty nuk bahem. Edhe 50 vjet me qeto reagime që po i bajnë opozita, s’kan me mujt me e marrë pushtetin”, përfundoi ai.