Lajme

Mërgimtari nga Zvicra ndan 25 bursa në mbështetje të nxënësve dhe studentëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:47 / 24 February 2024

Afaristi nga Zvicra, Kastriot Iseini, ka dy vjet që ndan bursa mbështetjeje për edukim, inspirim dhe punë për të ardhmen e nxënësve dhe studentëve të talentuar, përcjell albinfo.ch.

Kastriot Iseini edhe këtë vit vazhdoi me krenari traditën e mbështetjes së rinisë në rrugën e tyre drejt suksesit, duke ndarë 25 bursa për nxënësit dhe studentët e suksesshëm.

Në vitet e kaluara kujtojmë se ai ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në arsimin lokal, duke shpërndarë bursa dhe çmime për nxënësit dhe studentët, edhe atë:

Në vitin 2022 shpërndau 12 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita”.

Në vitin 2023 shpërndau 14 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita”. /Albinfo.ch/