12:48 / 5 August 2022
Një deklaratë e një mergimtari është bërë virale në TikTok.
Ai tha që në Kosovë fitimet janë më të mëdha se në Perëndim.
Në video, i moshuari thotë se ai që paguhet rreth 400-500 euro në Kosovë, ‘nuk ka çka me lypë në Gjermani”.
Sipas tij, nëse dikush i merr në Gjermani 2 mijë euro pagë, nuk i mbesin as 100 euro për faktin se duhet paguar qiraja, uji, rryma e vetura.
“Ai që i merr 400-500 euro qetu, nuk ka çka me lyp në Gjermani. E merr 2000 euro rrogën atje, 1000 euro paguan vetëm banesë. Ujë, vetura, ushqimi, pija, nuk të mbesin as 100 euro”, tha mërgimtari për T7.