5:38 / 2 August 2023
“Më merr malli për gjithçka.” – kështu e nisi rrëfimin e saj shqiptarja Hava Bekteshi e cila jeton që 30 vite në Gjermani kur u pyet për Kosovën.
“Më merr malli edhe për pluhurinë, edhe kur të ndalet rryma.”, vazhdoi Hava në Vera10.
Ajo ka treguar se jeta e saj në Hamburg është mjaftë dinamike saqë nuk kanë kohë ta takojë as shoqërinë e saj.
“Jetojë që 30 vjet në Hamburg. Në fakt jam rritur atje, jeta atje është shumë dinamike. Sikur e ke ndjenjën sikur robotë. Nuk kemi kohë të takojmë as shoqërinë. Kur vi këtu madje, thjesht ndihesh mirë.”, tha tutje ajo.