9:44 / 14 May 2024
Banori i Big Brother VIP Albania, Meriton Mjekiqi sonte në prajm ka treguar linjën e jetës së tij.
Pas kësaj ai është befasuar nga dy vëllezërit dhe motra e tij, shkruan lajmi.net.
Ai është sfiduar duke qëndruar i ngrirë dhe duke mos lëvizur.
Meritoni është parë shumë i emocionuar dhe gjatë gjithë kohës ka qarë.
Vëllezërit e tij e kanë motivuar të vazhdojë lojën dhe janë shprehur se ata janë krenar për të.
Pas sfidës Meritoni ka përqafuar të gjithë dhe ju ka thënë që i don shumë.