Lajme

Meritoni e quan Romeon “personazh të vuajtjes”, e përqesh bashkë me Julin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:00 / 13 March 2024

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Juli dhe Meritoni, kanë përqeshur Romeon, dhe veprimet e tij pasi ai u zgjodh lideri i shtëpisë.

Meritoni, i ka treguar Julit, momentin kur Romeo është zgjedhur lideri i shtëpisë, dhe pjesa ku ai ka qarë në dhomën e rrëfimeve vetëm se u zgjodh lider ka qenë qesharak, shkruan lajmi.net.

“Qajke atje brenda, çka po qan, në dhomë të rrëfimeve se nuk të merr askush seriozisht. Je bërë personazhi i vuajtjes”, i ka thënë Meritoni, Julit.

“Qan njeri për vëllain, qan njeri për djalin, qan njeri për një situatë të dhimbshme, qan njeri për shokun, por së u bëra lider, e më shku në dhomën e rrëfimeve e më qajtë”, ka shtuar më tej Meritoni, teksa ka qeshur bashkë me Julin.