12:57 / 24 May 2024
Shkëlqim Bega, ose i njohur si Çimi në ‘BBVA’ i ka bërë Meritonit një dhuratë shumë të veçantë.
Ish banori i ka dhuruar finalistit nga Kosova një bluzë për ditëlindjen e tij, shkruan lajmi.net.
Në bluzë është e vendosur shqiponja dhe brenda saj është harta e Kosovës.
Ndërsa në anën tjetër të saj është gjysma e shqiponjës dhe figura madhështore e Skënderbeut.
Çimi i ka treguar Meritonit se këtë bluzë e ka qëndisur një artizanal nga Kruja deri në tre të mëngjesit.
Finalisti e ka vlerësuar gjestin e tij dhe e ka falënderuar.