Lajme

Meritoni tradhton Ilnisën pak orë pas daljes

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:22 / 9 April 2024

Meritoni dhe Rikja, dy banorët e Big Brother VIP, të cilët kanë deklaruar që njihen që nga jashtë dhe se janë miq kanë pësuar krisje brenda shtëpisë.

Ditën e sotme, teksa qëndronin në ambientin e pishinës, Meritoni i ka shprehur Rikes se është në mbështetje të saj.

Meritoni: Si janë muhabetet me ata (banorët)?

Rikja: Lëmsh mo!

Meritoni: Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë!

Rikja: Çdo njeri shikon prapanicën e vet!

Meritoni: Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem në këtë shtëpi Rikes do i qëndroj afër në çdo situatë do e mbështes dhe unë këtu jam.

Rikja: Pas tre muajsh u kujtua Meritoni.

Në një bisedë me Gracianon, Meritoni i thotë atij se Rikja është vajzë e drejtë, ndërsa gjithashtu i shpreh pendesën në lidhje me situatat që i kanë ndodhur me banoren.