Lajme

Merr fronin Mbreti Charles III

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:49 / 6 May 2023

Mbreti Charles III mori fronin zyrtarisht sot në ceremoninë e kurorëzimit.

Kryepeshkopi bie në gjunjë përpara monarkut përpara se t’i premtojë besimin e tij Charles III.

Edhe Camilla u kurorëzua si Mbretëreshë.

Gjatë ceremonisë u këndua disa herë “Zoti e ruajtë Mbretin” nga kryepeshkopi dhe nga kongregacioni.

Këmbanat e abacisë ranë, tingëlluan boritë dhe përshëndetjet me armë u dëgjuan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ceremonia po mbahet në Kishën Mbretërore në Westminster Abbey.