Lajme

Mësuesja e vetme që mban mësim në shkollën “Dardania”: Është gjynah me ia mohu emocionet fëmijëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:32 / 1 September 2022

Mësuesja e klasës së parë në shkollën “Dardania” në Prishtinë, Elena Stublla, i ka dalë kundër grevës së SBASHK-ut.

Përveç saj, mësimdhënësit e tjerë në këtë shkollë, janë duke grevuar.

Mësimdhënësja Stublla është deklaruar rreth vendimit të saj për të mos grevuar.

Stublla në një prononcim për t7 ka thënë që kolegët e saj e kanë “mirëkuptuar” vendimin e saj.

“Kolegët më kanë mirëkuptuar që unë kam dasht me fillu mësimin dhe me dal kundër grevës, edhe pse më kanë thënë që nuk është mirë me u nda prej grupit. Unë mendoj që kjo është e drejtë për nxënësit sepse kjo ditë të sjellë emocionet. Edhe është gjynah për fëmijë me ia mohu këtë emocion”, tha Stublla.