Lajme

Mesut Ozil filmohet duke pastruar një xhami në Stamboll

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:58 / 28 August 2024

Mesut Özil, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Real Madridit, është bërë temë diskutimi për thjeshtësinë dhe përkushtimin e tij ndaj fesë islame pas pensionimit nga futbolli profesionist.

Kohët e fundit, një foto e Özil duke pastruar një xhami në Stamboll ka bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e njerëzve në të gjithë Evropën, shkruan Gazeta OLLE.

Pavarësisht se është milioner dhe një figurë e njohur publike, Özil ka treguar me veprimet e tij se mbetet i përulur dhe i angazhuar në mënyrë aktive në komunitetin e tij fetar.

Ky gjest ka marrë shumë lavdërime, duke treguar anën e tij njerëzore dhe përkushtimin ndaj praktikave të tij fetare.

Pas daljes në pension nga futbolli, Özil ka qenë i fokusuar në fenë islame dhe ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme fetare.

Disa video dhe foto të tij që tregojnë këtë përkushtim kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, dhe shumë kanë vërejtur një ndryshim në formën e tij fizike, duke treguar se ai është më i përkushtuar ndaj jetës shpirtërore dhe rutinave të shëndetshme të jetesës.

Ky përkushtim dhe thjeshtësi e Özil ka fituar respektin e shumë njerëzve, duke treguar se pavarësisht suksesit dhe pasurisë, ai qëndron i përulur dhe i lidhur me fenë islame.

En citronjakt för dem med perfekt syn: Vilka är de 3 vanligaste Каково значение слова "hallon": у вас есть 8 секунд, Bara 1 procent av människor med hög IQ Vad är de 3 skillnaderna mellan män: bara personer med Briljanta genier kan gissa: hitta en uggla på 7 sekunder Att upptäcka det dolda ordet 'plommon' på 7 sekunder: en Спасите пирог: у вас есть 5 секунд, чтобы решить головоломку Super IQ-test: hitta 3 skillnader i En gåta som bara genier kan lösa: du måste hitta Bara kraftfulla intelligenta hittar felet på 5 sekunder: