Lajme

Meta: Lajm i mirë për shqiptarët, për dy javë bie regjimi monist!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:00 / 2 May 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet optimist se zgjedhjet vendore do t’i fitojë koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Duke folur në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” për pritshmëritë e 14 majit, Meta u shpreh se pas dy javëve regjimi i Ramës do të marrë fund.

“Pritshmëritë janë të jashtëzakonshme. Sot dy javë ky rregjim monist vendor që kontrollon me emërime pa zgjedhje, 100 për qind të bashkive dhe këshillave bashkiake, ka përfunduar.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata që janë në opozitë, sepe nuk do të ketë më një shpërdorim të tillë të taksave, të të ardhurave që krijohen nga pushteti vendor, apo të investimeve, siç ka ndodhur deri tani. Ky është një lajm shumë i mirë për të tërë.

Jam i bindur që sot dy javë korrupsioni absolut në pushtetin vendor do të zëvendësohet me transparencën absolute. Ky është një angazhim programor. Nuk do të ketë më mbledhje të këshillave bashkiake që bëhen fshehurazi, vendosje taksash që bëhen fshehurazi, çdo gjë do të jetë para mediave dhe qytetarëve që të garantojmë një transparencë absolute jo vetëm për 4 vitet që vijnë, por për përgjithmonë në pushtetin vendor”, tha ai.