Lajme

Meta pas liberalizimit të vizave për Kosovën: Një padrejtësi mori fund

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:04 / 18 April 2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën pas lajmit për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se me këtë vendim mori fund një padrejtësi për Kosovë dhe se faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan.

Postimi i Metës:

Urime Kosovës sonë! Një padrejtësi mori fund. Parlamenti Europian vendosi që qytetarëve të Kosovës t’u liberalizohen vizat. Ishte padyshim diskriminuese që vazhdoi kaq gjatë izolimi i Kosovës, megjithatë e përgëzoj nga zemra çdo qytetar e çdo institucion të Kosovës për këtë hap të madh drejt integrimit europian.

Faktorët ballkanikë që e duan Europën jashtë Ballkanit, edhe kësaj radhe dështuan. Europa ka ditur gjithnjë t’i vlerësojë qeveritë pro-evropiane, siç ka ndodhur me Shqipërinë kur arritëm liberalizimin në vitin 2009, siç po ndodh edhe sot në Kosovë.