Lajme

Meta thirrje institucioneve të Shqipërisë: Mobilizohuni për anëtarësimin e Kosovës në KE

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:32 / 13 May 2022

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve të Shqipërisë për mobilizim që ta ndihmojnë Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës pas dorëzimit të kërkesës zyrtare të saj.

Ai tha se kjo përpjekje duhet kthyer në sukses.

Meta tha se Kosova anëtare e këtij Këshilli është vlerë e shtuar dhe se kjo do t’i shërbejë paqes në rajon e Europë.

“Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës. Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor. Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses. Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë”, ka shkruar Meta.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, dje ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Europës në Strasburg të Francës.