Lajme

Miftari: Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, akt i tradhtisë kombëtare nga Hashim Thaçi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:48 / 8 February 2023

Qeveria e tanishme e LVV-së nuk ka përgjegjësi morale as politike për këtë marrëveshje që është pranuar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, e të cilën e ka vlerësuar negativisht me gjetjet e veta kundër kushtetuese Gjykata Kushtetuese që ndoshta akoma kontrollohet edhe sot kryesisht nga PDK dhe LDK. Kjo gjykatë ka gjetur se me marrëveshjen për Asociacionin është shkelë mbi 21 herë, me 21 pika dhe nene Kushtetuta e Kosovës, si ne rastin e parë nga Hashim Thaçi i PDK-së, edhe në të dytin nga Mustafa i LDK-së.

Sulmet dhe etiketimet që po i bëjnë tani PDK dhe LDK kundër Qeverisë Kurti, është një situatë e frikshme për ish pushtetarët sepse ata po i bëjnë këto sulme tani kur janë mbetur pa pushtet dhe kanë nisur të ju dalin në shesh të gjitha keqpërdorimet që i kanë bërë, duke i pasur në të kaluarën të gjitha pozitat e larta të shtetit nën sundim, prandaj këtij kori së fundi ju ka bashkangjitur me të madhe me akuza bllanko edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili të kaluarën e tij në pushtet e ka shijuar si me PDK-në edhe me AAK-në, NISMA, AKR e të tjerët, përveç VV-së.

Kohët e fundit sulmet kundër Qeverisë Kurti janë shpeshtuar pasi po tentohet që edhe Asociacioni i komunave serbe që e kanë nënshkruar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi në Vjen, ka filluar të ri aktualizohet si kërkesë, prandaj duke e ditur që kjo bashkësi komunash është SHTET në SHTET domethënë me fuqi ekzekutive që ju kanë dhënë sipas marrëveshjes, ajo krijesë realisht është Republikë serbe në Kosovë, prandaj Lista Serbe e luan rolin e Milorad Dodikut të Republikës serbe të Bosnjës, por tani në Kosovë.

Qeveria e tanishme e LVV-së nuk ka përgjegjësi morale as politike për këtë marrëveshje që është pranuar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, e të cilën e ka vlerësuar negativisht me gjetjet e veta kundër kushtetuese Gjykata Kushtetuese që ndoshta akoma kontrollohet edhe sot kryesisht nga PDK dhe LDK. Kjo gjykatë ka gjetur se me marrëveshjen për Asociacionin është shkelë mbi 21 herë, me 21 pika dhe nene Kushtetuta e Kosovës, si ne rastin e parë nga Hashim Thaçi i PDK-së, edhe në të dytin nga Mustafa i LDK-së. Edhe njëri edhe tjetër aso kohe është dashur të japin dorëheqje dhe përgjigjen penalisht për tradhti ndaj shtetit të Kosovës por kjo nuk ka ndodhur pasi shteti ishte i kapur nga para politika e të dy parëve në pushtet.

Përpjekjet për shfajësim nga ish pushtetarët dhe për mashtrim, duke akuzuar Qeverinë Kurti për Asociacionin janë të kota sepse ishte Qeveria Thaçi Mustafa që më 8 shtator të vitit 2016, së bashku e formojnë një komision për ta menaxhuar krijimin e legjislacionit për themelimin e Bashkësisë së e komunave serbe, dhe paramendojeni sot se si në atë komision ishin 4 përfaqësues të komunitetit serb, pa asnjë përfaqësues të Qeverisë dhe asnjë ekspertë shqiptar, të cilët e kanë hartuar draft statutin e asociacionit dhe të njëjtin e kanë dorëzuar në Bruksel.

Në përbërje kanë qenë Vinka Radosavleviq, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe Svetisllav Durlleviq, dhe ky projekt serb i është dorëzuar Brukselit ku pastaj Thaçi ja luajti lojën LDK-së duke ja lënë në dorë Komunistit Isa Musatafa që ta nënshkruaj këtë asociacion fuqiplotë serb në Kosovë . Sot të njëjtat parti që për të mbetur në pushtet vet ju kishin dhënë serbëve të drejtën ekzekutive me BKS-në, dhe plus edhe manastireve e kishave të quajtura Serbe, sepse të gjitha kanë qenë manastire dhe kisha shqiptare por janë përvetësuar nga serbët, këta ju kanë dhënë të drejta në ekstra territore, do të thotë e lujnë rolin e ambasadave të politikës serbe dhe ortodoksizmit serb, aq më keq kur dihet botërisht se shumica e veprave gjenocide e pastrimeve etnike e fetare – pra masakrat serbe zanafillën e kanë nga politika e Kishës serbe. Sot është poshtërsi e pa falshme tentativa.

LDK, PDK, AAK, AKR e NISMA për ti mbuluar këmbët e qeverisjes së tyre 20 vjeçare, me vendime të tradhtisë ndaj shtetit dhe vendime të hajnisë, që duke krijuar mjegull po fajësohet dhe tentohet ti hidhet faji Qeverisë Kurti, Qeveri e cila tani ka 5-6 muaj në qeveri. Kjo nuk është gjë tjetër veç se një dyfytyrësi, por kriminelët e korruptuar e tradhtarët kanë shumë fytyra prandaj nuk e kanë fare problem sot për të etiketuar e sulmuar qeverinë e cila nuk ka as edhe një faj për ato marrëveshje të së kaluarës që janë baras me tradhti e të dëmshme për shtetin, që i kanë sjellë Kosovës udhëheqësit e korruptuar disa edhe të shitur nga PDK,LDK,AAK.

Qeveria Kurti duhet tij zhbëjë pothuajse të gjitha marrëveshjet e dëmshme që ju kanë bërë Kosovës nga këto parti më lart të cekura që interesin e kishin të gjepit të tyre, të fëmijëve dhe familjeve dhe klaneve të tyre, me kilometra para interesit kombëtar e të shtetit të Kosovës, të popullit shqiptar të Kosovës. Mirëpo kjo do të jetë betejë e vështirë e Qeverisë Kurti sepse vetëm pas pastrimit të institucioneve të policisë gjyqësisë, inteligjencës dhe prokurorisë nga dora e këtyre politikanëve të korruptuar Kosova do të ecë para dhe shteti jonë do të trajtohet pas disa viteve si shtet serioz ku sundon ligji e jo mafia e politikanëve të korruptuar sikurse ka sunduar deri tani.