Ballina

Miftari: Gjithmonë në veri kishte probleme, por opozita nuk reaguan kurrë si tani. Pse ? Ku e kanë hallin ?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:45 / 15 December 2022

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për gjendjen në veri, pasi serbët u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Pas largimit të serbëve nga institucionet, veriu i Kosovës, është mjaft i tensionuar, por deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident.

Megjithatë, atje mund të shpërthej gjithçka, sikur të bëhej thirrje nga kriminelët serbë për këtë.

Sido që të jetë, ish-agjenti ka kritikuar opozitën, për të cilët thotë se ishin në pushtet kur në veri vriteshin shqiptarët dhe ndodhte pastrimi etnik nga serbët.

 

“Opozita që janë sot, sa ishin vet në pushtet, kur në veri bëheshin barikada nga serbët me muaj dhe pengohej lëvizja e lirë, kur digjeshin pikat kufitare dhe ikshin policia e Hashim Thaçit edhe në Serbi, iknin këmbë para paramilitarëve serbë, kur vriteshin dhjetera civilë e plagoseshin qindra shqiptarë, kur ndoshta pastrimi etnik e ndiqeshin me dhjetëra – mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre nga veriu i Kosovës, nuk reaguan kurrë”, shprehet Miftari.

Ai shton se edhe kur vriteshin policë ndërkomëbtarë të EULEX-it nuk reaguan.