Lajme

Miftari: “I vetmi kontribut i Hashim Thaçit për Kosovën është formimi i Gjykatës Speciale”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:20 / 16 August 2022
Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar një fotografi në ish-presidentit Hashim Thaçi me presidentin rus Vladimir Putin.
Krahas kësaj fotografie, Miftari shkruan se kontributi i vetëm i Thaçit për Kosovën është formimi i Gjykatës Speciale.

Madje këtë ai e quan si ‘meritë të vetmuar’.

Positmi i plotë:

Merita e vetmuar!

I vetmi kontribut pozitiv dhe meritë e Hashim Thaçit që bëri për Kosovën dhe për popullin tonë deri sot është formimi i Gjykatës Speciale, por edhe në këtë kontribut’ ka hile pasi veproj vetëm kur kishte marr premtime nga disa miq ndërkombëtarë të Brukselit – Uashingtonit se nuk do të përfundonte edhe vet në ‘kazan’, përdryshe kurr për jetë nuk do të pranonte formimin dhe miratimin e kësaj gjykate!