Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, kjo ndodhi pasi LVV-ja dhe qeveria e Kosovës, nuk arriti ta pastron Gjykatën Kushtetuese, dhe as gjykatat tjera, as prokuroritë, Policinë e AKI-në.
“Aty ishte dora e krimit të organizuar nga partitë e korruptuara PDK, LDK, AAK, AKR…, prandaj Qeveria nuk arriti të pastrojë nga militantët kukulla dhe sekserë të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt. Prandaj as 10% nuk arriti të pastrojë sistemin e drejtësisë nga KGK, KPK, e që në faktë janë këshilla politike të PDK, LDK, AAK dhe qendra që mbrojnë krimin e organizuar dhe mbrojnë politikanët e korruptuar multi milioner nga oligarkët e tyre, si përshembull Devollin, e që janë më të fort se shteti”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.
Ai shton se nuk ka prokurorë që guxon t’i prek njerëzit e ish-pushtetit.
“Pra, nuk guxon asnjë prokurorë të prek shefat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku, Ramush e Daut Haradinajt, Ilmi Reçicën, Isa Mustafën, Behgjet Pacollin, Skënder Hysenin, Agim Veliun… këta janë kumbarë të krimit të organizuar, prandaj vettingu në organet e drejtësisë është jetike për Kosovën, dhe ligji duhej të vlejë për të gjithë qytetarët dhe pushtetarët”, përfundon Naim Miftari.