11:46 / 21 August 2022
Ish-komandanti i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i cili ka vite të tëra që flet kundër Hashim Thaçit dhe e akuzon për krime të ndryshme si në kohë të luftës ashtu edhe pas saj, kërkon që ish-presidenti të lirohet nga Specialja.
Por, sipas tij, ky lirim nuk do të thotë se është i pafajshëm, andaj kërkon që të gjykohet në Kosovës për tradhti ndaj Kosovës.