Lajme

Miftari-Kthehu Hashim se janë mbet pa tendera, po të kërkojnë Samiu, Berat Buzhala, Vlora, Isa Mustafa…..

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:38 / 25 August 2022

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka ironizuar me thirrjet për kthimin e Hashim Thaçit në Kosovë.

Ai përmes një postimi në facebook, me ironizëm thotë ‘kthehu Hashim se po të kërkon krejt Kosova’, duke shtuar se shumicës së qytetarëve nuk ia ndinë.

Ai shkruan se atë po e kërkon Vlora Çitaku, Sami Lushtaku, Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Fatmir Shehohi e shumë të tjerë, duke shtuar se, Thaçin po e duan në Kosovë, Edi Rama, Aleksandër Vuçiqi dhe Richard Grenell për Open Ballkanin, Ujmanin e Trepçën.

Postimi i plotë:

Kthehu Hashim se po të kërkon krejt Kosova! Jo bash krejt se shumicës s’ju han… por po të kërkon me pasion sidomos  Vlora, Samiu, Batoni, Berati, Sheholli, Lumezi, Hyseni edhe Ademi, po të kërkon se këtyre u është tha fyti….

Kthehu se po të kërkojnë Edi Rama e Vuçiqi dhe Grenelli, se mbet shkret Ballkan Openi, mbet shkret Ujmani e Trepça.

Kthehu se po të kërkon LDK-ja, Isa Mustafa e Skender Hyseni, Gima, Kujtimi, Driton Tupani… besa edhe Ramushi se janë mbet pa pushtet e pa tendera.

Kthehu se as Lumiri s’po mun bahet kryministër, nëse nuk kthehesh!