Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për gjendjen në veri, pasi serbët u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Pas largimit të serbëve nga institucionet, veriu i Kosovës, është mjaft i tensionuar, por deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident.
Megjithatë, atje mund të shpërthej gjithçka, sikur të bëhej thirrje nga kriminelët serbë për këtë.
Sido që të jetë, ish-agjenti ka kritikuar opozitën, për të cilët thotë se ishin në pushtet kur në veri vriteshin shqiptarët dhe ndodhte pastrimi etnik nga serbët.
“Opozita që janë sot, sa ishin vet në pushtet, kur në veri bëheshin barikada nga serbët me muaj dhe pengohej lëvizja e lirë, kur digjeshin pikat kufitare dhe ikshin policia e Hashim Thaçit edhe në Serbi, iknin këmbë para paramilitarëve serbë, kur vriteshin dhjetera civilë e plagoseshin qindra shqiptarë, kur ndoshta pastrimi etnik e ndiqeshin me dhjetëra – mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre nga veriu i Kosovës, nuk reaguan kurrë”, shprehet Miftari.
Ai shton se edhe kur vriteshin policë ndërkomëbtarë të EULEX-it nuk reaguan.
“As kur vriteshin policë të Njësisë speciale të Kosovës, kur vetëm brenda një dite hidheshin nga serbët deri 42 granata të dorës mbi policinë ndërkombëtare, nuk reaguan, a ishte kj ogjendje e zakonshme normale për opozitën e sotit”, pyet Miftari.
Ish-agjenti shton se, këto gjëra tani nuk po ndodhin, si ndodhën më herët.
“Tani këto gjëra nuk po ndodhin, dhe është në pushtet qeveria e Albin Kurtit, edhe pse dora e Beograditt, Lista serbe është larguar vet nga pushtet dhe sidomos kur ish-pushtetarët e korruptuar tani janë në opozitë. Sipas tyre tash qenka puna katastrof dhe gjendje e jashtëzakonshme”, shton ai.
Miftari pyet se kujt po i shesin sot moral?
“Pra, kujt po i shesin sot moral e patriotizëm, palaqot e politikës, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Fatmir Limaj e të tjerët… Ju edhe argatët e juaj zuzarët e hajnat e Kosovës, që nuk keni as Zot, as atdhe, por vetëm keni mendjen tek paratë, hajnitë, seksi dhe pushteti. Ju e keni këtë hall”, përfundon Naim Miftari.