4:55 / 24 August 2022
Qeverisë së Kosovës, me në krye kryeministrin Albin Kurtin, po i kërkohet që mos të pranojë që të nënshkruaj asgjë nga ato që më parë kanë nënshkruar paraardhësit e tij, e që ishin Hashim Thaçi Isa Mustafa, Avdullah Hoti e edhe Skendër Hyseni.
Kështu po kërkon ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thekson se, Qeveria Kurti nuk është e shantazhuar sikurse ishin më herët qeveritë e tjera.
Sipas tij, kjo qeveri nuk është as e shitur, ndërsa të gjithë duhet të kuptojnë se, nëse shkohet përsëri në zgjedhje, LVV-ja me Listën Vjosa do të vitojnë mbi 60% të votave.
Miftari shton se popullin më nuk mund ta gënjej dhe as mashtrojë askush.