Lajme

Miftari tregon disa detaje pse u nda Mitrovica

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:56 / 27 October 2023

Miftari vazhdon me akuza për francezët për ndarjen e Mitrovicës.

“Kush ishte burri i Verës (serbe) eprori i DGSE- es Arnaud Danjean, përndryshe shefi i Hashim Thaçit e i Kadri Veselit, e më vonë edhe shef i Agim Çekut, si u nda Mitrovica në qershor të vitit 1999 ndoshta mendoni se e ndanë Francezët rastësisht! A si ndodhi pastrimi etnik i veriut të Mitrovicës me 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000 kur u vranë e plagosen dhe u dëbuan dhjetëra mijëra civilë shqiptarë nga shtëpitë, nga trojet, banesat e tyre para syve të 8000 forcave ushtarake Franceze dhe para syve të 45.000 ushtarëve tjerë të NATO-s në Kosovë dhe mbi 5000 policëve të UNMIKUT”, përfundon Miftari.

Ndryshe, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

Presidenti francez tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën. Ai tha se është “përgjegjësi e [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi”. Presidenti francez iu referua sulmeve të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur.

“Në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm dhe të njëjtën gjë pres edhe nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës”, tha Macron.