Lajme

Milaim Nela: Vizita e Ramës në Kosovë, ogur i keq për vendin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:43 / 16 February 2026

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit të Shqipëria, Edi Rama, në Kosovë, duke e cilësuar atë si “ogur të keq” për vendin.

Përmes një postimi publik, Nela ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se gjatë 13 viteve në pushtet, Rama i ka sjellë Kosovës vetëm probleme dhe përçarje. Ai u bëri thirrje Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti që të mos bien, sipas tij, “pre e kurtheve” të Ramës.

Në reagimin e tij, Nela përdori tone të forta kritike, duke paralajmëruar se vizita mund të ketë pasoja negative për Kosovën.

Postimi i plotë:

Vizita e Edi Ramës sot në Kosovë është ogur i keq për Kosovën!

Eshte tmerrësisht lajm i keq!

Uroj që Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti të mos bien pre e kurtheve të tij!

Ne 13 vjet ne pushtet Kosova veç sherrin i ka parë Edi Ramës dhe shtetit që ai e udhëheq!

Nuk numërohen të zezat e tij!

Ju lutem mbajeni larg merimangën e zezë se veç helm mund të merrni prejt saj!

Zot ndihmoje Dardaninê! 🙏🙏🙏