Lajme

Milaim Zeka: Albin Kurti ka mu kujtu si mashtruesi dhe abuzuesi i shekullit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:09 / 30 September 2022

Në emisionin N’pikë në DTV, analisti politik Milaim Zeka, duke folur për Qeverinë Kurti, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka me u kujtu si mashtruesi dhe abuzuesi i shekullit.

“Bëri të gjitha analizat e botës, Albin Kurti del në dy gjëra që në historinë e kombit shqiptar ka mu kujti si abuzuesi dhe mashtruesi i shekullit. As Ahmet Zogu, as Enver Hoxhaj, as Fadil Hoxha as Mahmut Bakalli, nuk ka liderë politikë shqiptar, që ka arrit me rrejt kombin e vet, që ka abuzu kombin e vet në përmasat e Albin Kurtit”, tha Zeka.

Ai shtoi se “i ka qit njerëzit me u vra në rrugë kundër Pakos së Ahtisarit, ka thanë që Kosova kurrë nuk ka me u ba shtet i pavarur, tani lindë pyetje, qysh mundesh me i shpallë ti njerëzit dëshmor e heronjë që janë vra kundër Pakos së Ahtisarit, e sot ti me udhëheq sipas Pakos së Ahtisarit? Si mundesh ti, çfarë fytyre ki, çfarë dinjiteti, çfarë race je kur ti mundesh me lujt me flamur Kuq e Zi? Ky në Parlament kurrë nuk është ngritur në këmbë me respektu flamurin e shtetit që e ka quajt flamur lara lara. Hymnin e Kosovës, kurrë nuk është ngritur në këmbë me respektu”, shprehet Zeka ndër tjera në emisionin N’pikë.