Ballina

Milaim Zeka e zbulon: E kam votuar Albin Kurtin, më ka zhgënjyer total..

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:13 / 2 February 2023

Komentatori politik, Milaim Zeka në “Politiko”, ka komentuar qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti duke treguar për herë të parë se ai e ka votuar këtë të fundit në zgjedhjet nacionale.

Zeka, ka thënë se ka menduar që kur vjen Kurti ka me ndërtu themelin e shtetit, por që sipas tij ka qenë njësoj me “kapje” të institucioneve si në qeveritë e kaluara.

Unë e kam votuar Albin Kurtin. Dardani e dinë që e kam votuar sepse e kam mik familjarë. Dardani e dinë që opozitë ma të madhe se unë në parlament e në media, qeverive të kaluara asnjë njeri nuk ju ka bërë. Unë nuk e kam mbështet Albinin në politikën e tij të jashtme, asnjëherë as në opozitë e as në pozitë, unë kam menduar e shpresuar që kur vjen Kurti në pushtet fillon me ndërtu themelimin e shtetit, me kriju një rregullator në shëndetësi, arsim e drejtësi. Kam mëndu që kur vjen Kurti, nuk ki të bëjsh më me kategoritë e prokurorëve të Aleksandër Lumezit.”, ka deklaruar Zeka.

Tutje, Zeka ka thënë se njësoj siç kanë bërë qeveritë e kaluara me emërime në institucione njësoj ka bërë edhe Kurti.