Lajme

Milaim Zeka: Kurti s’i mori 500 K që i kërkoi, nëse do të kishte moral politik duhej të dorëhiqej

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:56 / 19 February 2025

Analisti politik dhe gazetari, Milaim Zeka, në një intervistë në T7 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë pasur parullën 500 K në zgjedhjet e 9 shkurtit, derisa shton se Albin Kurti do të duhej të jepte dorëheqje nëse do të kisthe moral politik, meqë nuk i mori një numër të tillë të votave.

Zeka ka thënë se Kurti edhe në fjalimin e mbajtur në shesh ka folur si opozitar, meqë s’i kishte marrë 500 mijë votat e kërkuara.“Albin Kurti masi nuk i mori 500 K, me pas moral politikë ky duhej me dhanë dorëheqje. Fakti që s’i ka marrë, ka dalë at natë e ka shpallë vetën si opozitar. Ky tha se ka marrë fund koha e hajvanatit”, ka thënë Zeka .