Lajme

Milaim Zeka: Olta nuk e di as kush është Prekazi, imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:11 / 7 March 2023

Ditën e djeshme, Luizi përmes aplikacionit ‘Big Love’, ka marrë një përshëndetje nga Hamëz Jashari i ri nga Prekazi.

“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazh, shkruan lajmi.net.

Vëmendje mori Olta e cila pas kësaj përshëndetje tha: Çfarë është Prekazi?.

Kjo deklaratë e saj u komentua shumë dhe ngjalli reagime në internet.

Këtë e ka komentuar edhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Në një postim të shpërndarë në Facebook, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit.

“Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tragjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998. Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, ka shkruar Zeka./Lajmi.net/