Lajme

Milaim Zeka për profesorin nga Peja që mbylli 83 njësha: “Të dërgohet në Shtime”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:47 / 10 June 2022

Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka kritikuar mësimdhënësit në vendin tonë.

Me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se ka mësues që nuk e meritojnë këtë titull.

Zeka, për këtë rast foli, pasi 83 nxënës të klasës së 12’të të shkollës “Ali Hadri” në Pejë, nuk do të mund të hyjnë në Testin e Maturës, si pasojë e 1-shave të lënë nga një profesor i vetëm.

“Ky profesor duhet me u dërgu ne Shtime”, shkroi Zeka.

Në Shtime ndodhet, Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik.

“Mjerte femijet tane sa mesuesi i pamerituar jep mësim”, shtoi ai.