Lajme

Milaim Zeka: Shkëmbimi i territoreve, e vetmja zgjidhje për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:23 / 2 October 2022

Analisti Milaim Zeka thotë se zgjidhja më e mirë për një marrëveshje dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shkëmbimi i territoreve.

Në një intervistë për Euronews Albania Zeka u shpreh se nga dokumentet e diplomatëve europianë që qarkullojnë, duket se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është afër, po ajo sipas analistit do realizohet mbi bazën e dy kërkesave të Vuçiç që janë shumë të dhimbshme për Kosovën.

“Jam i bindur se Serbia s’do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por ka mënyra të tjera për të arritur marrëveshjen; Serbia dëshiron të vërë kushti që Kosova të mos anëtarësohet 10 vite në OKB, por janë edhe dy kërkesa shumë të dhimbshme për Kosovën: që serbët e veriut të fitojnë autonominë dhe të krijohet asosacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Nëse bëhet kjo, do të ishte vrasje e shtetit të Kosovës. Asoacioni që Kurti e quante Zajednica do të jetë kanceri më i madh kundër shtetit të Kosovës”, tha Zeka.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për Kosovën ka qenë dhe është shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova të jepte Zubin Potokun, Leshakun dhe Leposaviçin që kanë qenë të Serbisë deri në vitin ‘58 dhe ne të merrnin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, u shpreh Zeka. /Euronews albania