Lajme

Milaim Zeka vendos në pikëpyetje dashurinë e Gjestit ndaj Xhenetës, reagim i papritur nga shtëpia!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:52 / 20 December 2024

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka thotë se Gjesti nuk ka kurrfarë pëlqimi për Xhenetën.

Madje, Zeka thotë se Xheneta e ka kuptuar këtë gjë, dhe për këtë sipas tij, po reagon në këtë formë.

“Xheneta e ka kuptuar që Gjesti nuk e ka pikën e dashurisë për të”, u shpreh Milaimi.

Ndonëse, Gjesti nuk u pajtua me opinionin që dha Milaimi, duke thënë se është gënjeshtër.