7:09 / 8 January 2026
Në mandatin e fundit, Mimoza Kusari – Lila ka qenë kryetare e grupit parlamentar të VV-së.
Ajo ishte goxha frontale gjatë katër viteve të qeverisjes së Albin Kurtit, duke u akuzuar shpesh për shumë tema.
Megjithatë, në zgjedhjet e fundit, Kusari – Lila ka performuar mirë.
Ajo ka marrë gati 100 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kusari – Lila mori 98 mijë e 641 vota, duke u renditur e nënta më e votuar në listën e VV-së.