Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në “TRT Forum 2025” që po mbahet në Stamboll të Turqisë ku është takuar edhe me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan, transmeton KosovaNews.

Maqedonci ka qenë i ftuar si folës në panelin me temë “Beyond Techno-Feudalism: Democratising AI Innovation, Governance, and Access”, ku janë diskutuar çështje që lidhen me inovacionin në inteligjencën artificiale, qeverisjen dhe qasjen e barabartë në teknologji.

Ai ka thënë se forumi mbledh udhëheqës dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar tema me rëndësi globale, si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen.

“TRT Forumi përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar,” ka theksuar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci./KosovaNews/
Postimi i plotë:
I ftuar si folës në panelin “Beyond Techno-Feudalism: Democratising AI Innovation, Governance, and Access”, mora pjesë në “TRT Forum 2025” në Stamboll, Republikën e Turqisë. Ky forum mbledh udhëheqës dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar çështje globale me rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen.
TRT Forumi përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.