Ballina

Ministri Peci i kundërpërgjigjet Hotit: Hera e fundit që polemizoj me një analfabet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:15 / 5 June 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për fokusimin e tij në çështjen e inspektorëve kundër duhanit në vend të problemeve të tjera në bujqësi. Hoti ka theksuar se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind dhe ka fajësuar Pecin për këtë situatë, duke e quajtur “inspektor kundër duhanit”. Peci, i ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, duke akuzuar Hotin si analfabet dhe duke theksuar se mungesa e pagesave për subvencionet në atë periudhë është për shkak të mungesës së borxheve në vitin 2022, kurse aplikimet për subvencione janë pranuar për vitin 2023.

Gjatë ditës së hënë ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij duke kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se po merret me çështjen e inspektorëve kundër duhanit dhe se, siç ka thënë ai, duhet të fokusohet më shumë në çështjet e bujqësisë.

Hoti ak thënë se a thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind. E për këtë e ka fajësuari vetë Pecin, pasi sipas tij është bërë “inspektor kundër duhanit”.

Por, ministrit Peci i kundërpërgjigjur duke shkruar se është “hera e fundit që polemizon një analfabet, duke theksuar se “nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 s’ka pas borxhe por në këtë periudhë ka pas aplikim për subvencione”.

“Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”, ka shkruar Peci në Facebook.