“Serbët janë të shqetësuar sepse nuk dihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm për Kurtin, një njeri që ka treguar se merr vendime jo shumë racionale dhe se nuk është njeri i marrëveshjeve”, tha ai, shkruan N1.
Sipas tij, se Serbia gjithmonë zgjedh, sa herë që ka qoftë edhe një milimetër hapësirë, të kërkojë zgjidhje përmes dialogut.
“Ushtria jonë është e guximshme dhe e vendosur për të përmbushur të gjitha detyrat që i merr nga kreu i shtetit, por Serbia gjithmonë kërkon që zgjidhja të arrihet me dialog, marrëveshje, kompromis”, theksoi Vuçeviq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se u dakordësua për një kompromis në lidhje me çështjen e targave të automjeteve, pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, se situata në veri të vendit mund të përkeqësohej.