Lajme

Ministrja austriake propozim BE-së: Njohja e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare, e domosdoshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:19 / 8 November 2023

Ministrja Federale për BE-në dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edtstadler, ka dalë me një propozim pesë-pikësh për Bashkimin Evropian që ky mekanizëm, sipas saj, t’i kthejë fjalët në vepra për Ballkanin Perëndimor.

Në njërën nga pikat drejtuar BE-së, cilën e ka shpërndarë në platformën ‘X’, ka thënë se duhet shqyrtuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE përpara zgjedhjeve në unionin evropian, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kosova e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor 2022 – pa ndonjë vendim ende nga ana jonë se si do të procedohet me të. Nuk ka dyshim se shumë nga arsyet e kësaj situate qëndrojnë tek vetë gjashtë shtetet”, ka deklaruar ajo.

Ajo e ka vlerësuar si të domosdoshme njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së.

“Progres në bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe në përpunim të kërkesës për anëtarësim të Kosovës para zgjedhjeve në BE (në varësi të zhvillimeve të mëtejshme në bisedimet e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës); nëse BE-ja dëshiron të marrë timonin, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së është e domosdoshme”, ka deklaruar ajo.

Ndër tjera, ajo ka shtuar se: “Incidentet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë na kanë treguar se sa e brishtë është situata në rajon”.

“Jam plotësisht e bindur se familja evropiane nuk është e plotë pa gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Le të tregojmë se Evropa është e aftë të jetë aktor gjeopolitik të paktën në portën – jo, në oborrin e saj”, ka përfunduar ajo.