NGA DEDË PREQI
Në Forumin e Dubrovnikut, ku merrte pjesë edhe Ministerja e Jashtme e Kosovës, z.Donika Gërvalla, ndër të tjera tha, BE-ja, do të ishte e pa fuqishme të ndërmerr hapa konstrukiv dhe diçka të rëndësishme në lidhje me zgjidhjen e problemit në mes Kosovës dhe Serbisë, pa mbështetjen e SHBA-ve, përndryshe sjellët e saj ishin si një « tigër» prej letre, sidomos në aspektin e sigurisë, dhe përpjekjet e saj nuk kanë sjellë suksese të mjaftueshme deri më tani.
Atëherë, pse reshën aq reagime të ashpëra nga gjitha anët ndaj ministres Gërvalla, sikur ato që ishin nga emisari Llajçak dhe Eskobar, si edhe nga opozita e Kosovës, e cila nuk ka qenë më dobët dhe më e pa fuqishme ndonjëherë në historinë e këtij shteti, të cilët ministren do ta quanin të pa matur ndaj fjalëve të tilla, sepse fjala e ministres i preku në tel, kur ua përplasi në fytyrë para masës të gjitha të metat me plot të drejtë, duke qenë në mbrojtje të shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.
BE-ja, sa i përketë politikës së Jashtme, në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit, në veçanti rreth çështjes së Kosovës, në këtë drejtim shohim një ngecje të dukshme dhe ndryshim shumë të vogël, duke e lënë dhe dalluar këtë vend si të dorës së dytë, kur deri më tani qytetarët e saj ishin të vetmit në rajon pa liberalizim të vizave edhe pse i kishte plotësuar Kosova, të gjitha kushtet.
Dhe ndër të tjera, BE-ja, do të ishte çelësi i gjitha përpjekjeve dhe veprimeve për ti afruar palët në mes vete, ato në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes tyre, deri edhe të një marrëveshje pëfundimtare, që do të kurorëzohej me vendosjen e një paqe të qëndrueshme në mes këtyre dy popujve dhe dy vendeve fqinjësore.
Edhe pse ne, si Kosovë, ndoshta dikujna i dukemi të vegjël që mund ta këshillojmë BE-në, se si të sjellët me vendet e rajonit dhe ato të Ballkanit perëndimor, por si një vend dhe shtet i pavarur dhe qytetarë të këtij vendi jemi të obliguar veçanarisht të flasim për vetëvetën dhe përgjegjëstë tona që na takojnë ndaj shtetit duhet ti plotësojmë në bazë të Kushtetutës, sigurisht edhe duke i mbrojtur ato vlera jo vetëm të çastit, por të përhershme të këtij vendi.
Është e një rëndësi të veçantë të potencohet dhe të shprehet se, sa herë që shteti i Kosovës, përmes organeve të rendit dhe sigurisë së këtij vendi, si përgjegjëse për zbatimin e ligjeve dhe shtrirjen sovranitetit në tërë teritorin e vendit, gjithnjë në pjesën veriore të vendit tonë janë atakuar dhe kanë hasur në pengesa të ndryshme nga grupet dhe bandat kriminale serbe, të cilët shpeshherë edhe ua kanë rrezikuar jetën, duke i gjuajtur me armë zjarri dhe shpërthime me eksploziv, ndërsa reagimet e bashkësisë ndërkombëtare ishin të njëjta, sikur janë edhe sot, duke e fajësuar policinë e Kosovës dhe qeverinë e saj.
Ç’farë domethënjë ka kjo përmbajtje, e cila kërkon shpjegim në çdo vend dhe shtet demokratik, për të cilën ka njohuri të mjaftueshme edhe bashkësia ndërkombëtare, sepse edhe policia e EULEX-it, dhe ushtarët e KFOR-it, janë gjuajtur disa herë prej grupeve të tilla kriminale serbe, sikur edhe këtyre ditëve të fundit, dhe reagimi i ndërkombëtarëve ka qenë i rëndomtë dhe jo kriminelët të ndiqen apo ndëshkohen përmes kanaleve diplomatike të Serbisë dhe Vuçiqit, sepse nga aty e kishte burimin çdo rrjedhojë e dhunës, por ndoshta vetëm si një rrethanë kaluese, e cila ka ardhur deri këtu ku jemi sot, që ka mundur të parandalohet të mos eskalojë situata deri në këtë masë të pa këndshme dhe të pakufishme.
Perëndimi kërkon me të drejtë uljen e tensioneve në veri, përshkak të protestave të dhunshme që i shkakëtuan bandat dhe kriminelët serb në veri të Mitrovicës, por këtë ulje nuk po e kërkon edhe nga Serbia, por vetëm në një mënyrë të njëanshme nga Kosova, edhe duke e sanksionuar me masa ndëshkuese që ia përcaktoi BE-ja, ndaj Kosovës, e cila për mos suksesin e vet, në një mënyrë po e fajëson Kosovën dhe qeverinë Kurti, apo siq thotë një fjalë popullore, aty ku është fija më e hollë e perit, aty më shumë farkohet kjo fije për t’a këputur.
Edhe kryeministri i vendit, z.Kurti, dhe qeveria e Kosovës, janë në favor të shtensionimit të kësaj situate dhe në favor të zgjidhjes së problemit, duke pranuar zgjedhje të reja në katër komunat e veriut, por që të gjitha proceset duhet të shkojnë përmes ligjeve dhe zbatimit të tyre, që jep Kushtetuta e këtij vendi.
Prandaj, Ministerja e Jashtme e Kosovës, z.Donika Gërvalla, nuk ka thënë diçka të jashtëzakonshme, dhe fyese, sikur BE-ja, po sjellët si një tigër prej letre, dhe në këtë rast nuk duhet ta ndjejë askush një fjalë të tillë si të pa përshtatshme, por BE-ja, e ka funksionin dhe rrolin e saj, që këtë tigër ta kthejë në një tigër të vërtetë, jo duke e ndëshkuar Kosovën, me masa ndëshkuese, por duke e marrë më më seriozitet aktivitetin e saj dhe në një mënyrë më bindëse, duke e dalluar edhe viktimin nga agresori.