Lajme

Ministrja Haxhiu angazhon avokat, do ta padisë avokatin Berisha për “shpifje” dhe “fyerje”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:34 / 18 July 2023

Avokati Besnik Berisha disa ditë më parë në një intervistë foli rreth arrestimit të tij ku hodhi akuza ndaj prokurorit Rasim Maloku, por edhe ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Nasuf Hasani, avokat, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është angazhuar nga ministrja Haxhiu, për të paditur Berishën për shkak të deklaratave të tij.

“Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen.” – shkroi Hasani në Facebook.