Lajme

Ministrja Nagavci në Istog: Në gjimnazin Haxhi Zeka vihet gurëthemeli i sallës sportive, në Llukafc përurohet shkolla…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:23 / 14 December 2022

Qeveria Kurti me investime e punime edhe në komunën e Istogut

Sot në këtë qytet për vizitë ishte edhe ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, ku mori pjesë në gurëthemelin e sallave sportive të gjimnazit Haxhi Zeka, shkruan Sot News

Për këto punë të mira për Istogun, ka shkruar edhe anëtari i Vetëvedosjes në Istog, Florin Dreshaj

Postimi i plotë i Dreshajt në rrjetin social facebok:

Pas një dite të suksesshme pune, një kafe pune me Ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Arbërie Nagavci dhe këshilltarët e saj.

Qeveria jonë nuk ka të ndalur me vepra të mira dhe investime në komunat e Kosovës.

Qeveria Kurti II nuk e harron as Istogun.
Sot, në Gjimnazin ”Haxhi Zeka” në Istug u vu gurthemeli i sallës sportive dhe në Llukafc të Begut u përurua Shkolla “Fan S. Noli” , investime këto nga Ministria e Arsimit.

Me Ministren Nagavci biseduam edhe për nevojat tjera të shkollave të Istogut dhe ajo na siguroi se shkollat e Istogut do ta ndjejnë dorën e qeverisë si asnjëherë më parë, sepse arsimi i mirë është baza e ardhmërisë së sigurt të një populli.