Lajme

Mirena i drejtohet VV-së: O vorra, bile ju shuni – 8 vjet e keni pas Prishtinën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:23 / 22 September 2023

Analisti Ilir Mirena nuk ka kursyer fjalët ndaj mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje që po kritikojnë kryetarin e Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Mirena ka thënë se ‘militantët’ e VV-së nuk duhet të flasin pasi që vet kanë qeverisur me Prishtinën për 8 vite, shkruan lajmi.net.

“Shume po m’keshet kur po i ni k’ta militantat e VV’se kah thojne: “Kukuu, qeku Perparim Rama e shkatrroje Prishtinen”… O vorra, bile ju shuni. 8 vjet e keni pas Prishtinen, e gjysa e atij ekipi qe e keni pas n”Komune te Prishtinese sot e keni ne Qeveri”, ka shkruar Mirena.

Ai ka thënë se sikur atëherë në komunë, tash VV-ja po shkëlqen në Qeveri, duke ironizuar kështu me qeverisjen e tyre, pasi që nuk është se mbahen mend për shumë gjëra të mira as gjatë qeverisjes me kryeqytetin.