Po vazhdojnë kritikat ndaj kryeministrit, Albin Kurti për reagimet e tij ndaj vrasjes së 35 vjeçarës në hyrje të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
Edhe analisti Ilir Mirena ka kritikuar Kurti duke thënë se është e pritshme nga ai që të akuzojë të tjerët dhe të shfajësojë vetën.
Sipas Mirenës, Kurti nuk pranon të marrë përgjegjësi dhe se i ka humbur sensi i realitetit.
Reagimi i Mirenës:
Kryeministri Kurti e paska shkruar serish nje status ne facebook mbi vrasjen e gruas shtatezene.
“Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Nje a dy protesta të nesermen, dhe: mirupafshim pas vrasjes se ardhshme.”, paska shkruar ne postimin e tij.
Pra, kryeministri i vendit, qe i ka te gjithe penjte e pushtetit, polici, drejtesi, shendetesi, tash e paska akuzu shoqerine se s’po bene mjafte qe vrasjet e tilla te mos ndodhin. Konstatime te tilla kemi te drejte te bejme secili prej nesh, por jo kryeministri me pushtetin absolut.
Sidoqofte, e pritshme kjo prej nje mjeshtri te fajesimit te te tjereve i cili nuk pranon te marr pergjegjesi bash per asgja. Por, ka mundesi qe edhe ka filluar t’i humbase sensi i realitetit. Nuk eshte duke e ditur as se ku ndodhet, e as per detyrat dhe pergjegjesit qe i ka. Kushedi n’çfare deluzionesh eshte futur…