1:13 / 29 January 2023
Publikimi i raportit të punës së ambasadorit të Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli nga gazeta Nacionale, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Për këtë ka reaguar edhe analisti, Ilir Mirena, i cili ka përkrahur publikimin e këtij raporti.
Mirena ka thënë se duhet të publikohet çdo raport që tregon se çfarë niveli janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës, për shkak të kryeministrit, Albin Kurti.
“Mediat duhet te publikojne secilin dokument qe iu bjen ne dore per me ua hap syte atyre qe nuk besojne se ne çfare niveli te ulet, te rrezikshem e gati armiqesor, i ka sjellur marredheniet e Kosoves me ShBA’ne Albin Kurti. E ju, n’mujshi pa Ameriken, veç grahni…” – ka shkruar Mirena në Facebook.