Pas videos së fundit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me titullin , ‘Çka ka, çka s’ka këto dy vjet?”, ka reaguar gazetari Ilir Mirena.
Mirena duke u marrë me përmbajtjen e videos, ku thuhet se ‘nuk ka vjedhje, zhvatje e hajni’, por përmenden edhe shumë gjëra të tjera, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ‘ma rrenca se k’ta VV’ja n’ftyre tokes s’ka!’
Në videon e VV-së, ndër të tjera përmendet vjedhja e 2.1 milionë eurove gjatë Qeverisë Hoti, punësimet familjare, Lista Serbe e çështje të tjera, për të cilat kjo parti pretendon se nën qeverisjen e saj nuk ekzistojnë.
Megjithatë, gazetari Mirena të gjitha këto pretendime të VV-së, i ka cilësuar si gënjeshtra, duke thënë se, “k’ta e kane bind veten qe kane te drejt morale edhe me rrejt…”