Ballina

Mirena: Vetëvendosja është fajtore që 67 mijë i ke te ambasada gjermane që po lypin me ik prej këtuhit, se kanë fol veq zi e keq, kanë shti…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:24 / 18 January 2023

Vetevendosja ka mbjellë urrejtje, këtu ka hajna, ka kriminela, për qeta tash 67 mijë veta pot presin te ambasada gjermane me ec prej këtuhit-analisti Mirena thotë se kësaj partije veq sherrin ja kemi pa në opozitë tash edhe në qeveri 

Analisti dhe gazetari Ilir Mirena ka thënë se nga mbrojtja që VV po i bënë Martin Berishajt, nënkuptohet se ai mund ta ketë financuar partinë e Albin Kurtit.

Ai, duke debatuar me analistët përballë, Sadri Ramabaja, ka thënë se VV e ka një zor të madh.

Ju e keni një zor të madh që po e mbroni. Këtu është mafia energjetike, në dekadën e fundit kemi pasur një lobim të tmerrshëm kundër pavarësimit energjetik të Kosovës. Po del  që dikah do pare kanë hyrë për atë lobin. Mbrojtja që po i bëhet Martin Berishajt, le me nënkuptu që ai e ka financu Vetëvendosjen”, ka thënë Mirena në emisionin Pressing.

Mirena ka deklaruar se Martin Berishaj po i mban të shantazhuar drejtuesit e VV-së, si rezultat i financimit që i ka bërë partisë