Lajme

Mirena: VV s’i pranoi Gërvallën e Kusarin në koalicion, partitë e tyre s’ekzistojnë më

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:53 / 31 August 2024

Gazetari kosovar, Ilir Mirena, ka komentuar rreth deklarimeve nga GUXO për arsyet e dështimit të arritjes së një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai në profilin e tij ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti nuk i mori në koalicion, meqë “GUXO” dhe “Alternativa” s’ekzistojnë më

“Lista Guxo dhe Alternativa e Mimozes nuk ekzistojnë me.

VV’ja nuk i pranoi si te denja per te bere koalicion me to. Mire ua ka ba, se nuk i duhen me, e edhe me mire qe po shuhen si parti politike”, ka shkruar drejtuesi i “Periskopi”.

Ai tutje ka thënë se këto dy parti kanë shërbyer vetëm për përfitime personale të Vjosa Osmanit dhe Mimoza Kusarit.