Lajme

Mirësevjen profesor, Kurti prezanton Bylbyl Sokolin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:00 / 11 December 2024

Që nga sot trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli do të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

”Mirësevjen, profesor! Profesori universitar, trajneri i futbollit me licencë nga UEFA, ish futbollisti i njohur Bylbyl Sokoli u bë pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror”, ka shkruar Kurti.

Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit, ka shkruar Kurti.