Lajme

Molliqaj: Dejona Mihali është “mashë” e Albin Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:07 / 2 September 2023

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka qenë i ftuar në “Mejdan me Shkumbin Kajtazin”, prodhim i lajmi.net.


Mes shumë çështjeve të diskutuara, me patjetër se u përmend edhe rasti i Dejona Mihalit.


Molliqaj, si dikush që e njeh mirë Mihalin, tha se nuk pajtohet me një pjesë të madhe të sulmeve që iu bënë asaj kohëve të fundit.

Ai shtoi se Mihali nuk ka asgjë kundër Kosovës, kurse shtoi se ia njeh edhe babain e edhe nënën.

“Unë ia njoh edhe babain e edhe nënën. Është e vërtet se babai i saj është grek, ka qenë oficer ushtrie, nuk e di në cilën kohë, por nuk pajtohem me shumicën e sulmeve që iu kanë bë. Ajo çka po e vërej është se Dejona Mihali është “mashë” e Albin Kurtit për secilin vendim”, tha ndër tjerash ai për lajmi.net.