Lajme

Molliqaj: Drafti i Asociacionit është i frikshëm, është katastrofë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:18 / 12 November 2023

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka treguar se ka lexuar draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani.

Ai thotë se nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve, teksa beson se si i tillë e gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë.

“E lexova Draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani. Nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve. Është i frikshëm.

E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë. Asnje asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot ështe katastrofë”, tha Molliqaj.