Lajme

Molliqaj i bindur: Albin Kurti e pranoni marrëveshjen e dëmshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:55 / 28 February 2023

Kryetari i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka folur për takimin Kurti – Vuçiq në Bruksel, duke thënë se kryeministri i Kosovës e ka pranuar marrëveshjen, sipas tij të dëmshme.

“Albin Kurti u dorëzua. E pranoi marrëveshjen. Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht. Ambasadori i Kosovës lëshoi FAKE NEËS përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit”, – ka shkruar Molliqaj.

Sipas tij, Kosova ka marrur një obligim ligjor që ta pranoj një marrëveshje të dëmshme që sipas tij ka në qendër Asociacionin.

“Ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera. Por ditëve në vijim do të vazhdojë rezistenca qytetare kundër kësaj marrëveshjeje.Dorëzimi i Albin Kurtit nuk do të jetë edhe dorëzim i Kosovës”, – ka shkruar ai.